Federata e Futbollit të Kosovës dëshiron organizimin e Supërkupës në Antalya edhe në të ardhmen

“Besoj që edhe në të ardhmen, nëse këtë e kërkojnë edhe klubet tona, ne do ta bëjmë prapë”, tha Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, deklaroi se ishin shumë të kënaqur me organizimin e Superkupës që e zhvilluan në Antalya të Turqisë për herë të parë jashtë vendit të tyre dhe se këtë mund ta bëjnë edhe në të ardhmen.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA) në Antalya, Ademi tha se Turqinë e shohin si një vend mik.

Ai theksoi se qyteti i Antalya-s është i njohur për Kosovën, duke shtuar se lojtarët e pranishëm edhe më herët e kanë vizituar këtë qytet.

Ndeshja e Superkupës së Kosovës u zhvillua më 23 janar në Stadiumin Titanic Mardan, ku Prishtina mposhti Dritën me rezultatin 3-1.

Ademi u shpreh i kënaqur nga organizimi dhe tha se ndeshja e Supërkupës u luajt për herë të parë jashtë vendit.

“Falënderoj federatën turke the kryetarin (Nihat) Özdemir i cili na ka mundësuar gjithçka që kemi kërkuar për ta realizuar këtë kupë këtu në kushte jashtëzakonisht të mira”, tha Ademi, duke falënderuar po ashtu edhe kompaninë që mori përsipër organizimin e ndeshjes.

“Besoj që edhe në të ardhmen, nëse këtë e kërkojnë edhe klubet tona, ne do ta bëjmë prape”, shtoi ai.

Ademi theksoi se kanë respektuar masat e kërkuara kundër pandemisë COVID-19, duke uruar që kjo sëmundje të kalojë sa më shpejt.

Ndërkaq, Mehmet Hakan Onkur, kryetari i bordit drejtues të kompanisë Fanatic Tour që mori përsipër organizimin e ndeshjes, tha se ndihet i lumtur që një gjë e tillë u organizua për herë të parë në Turqi.

“Në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Federatën e Futbollit të Turqisë, për herë të parë u luajt ndeshje e superkupës së një vendi të huaj në Antalya”, theksoi Onkur.

Kategoritë
Sport