Erdoğan dhe Trump diskutojnë çështjet rajonale dhe globale, përfshirë krizën në Gaza

Erdoğan i tha Trumpit se “kriza humanitare në Gaza ka arritur në një nivel të rëndë”, duke shprehur gatishmërinë e Ankarasë për të ofruar mbështetje në shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe për të krijuar një paqe të qëndrueshme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, kanë diskutuar çështjet rajonale dhe globale, si dhe lidhjet dypalëshe midis Türkiyes dhe SHBA-së, transmeton Anadolu.

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, presidenti Erdoğan në bisedën telefonike e ftoi presidentin Trump të vizitojë Türkiyen.

Erdoğan i tha Trumpit se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të avancuar bashkëpunimin me Washingtonin, veçanërisht në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Presidenti turk gjithashtu i tha presidentit amerikan se “kriza humanitare në Gaza ka arritur në një nivel të rëndë”, duke shprehur gatishmërinë e Ankarasë për të ofruar mbështetje në shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe për të krijuar një paqe të qëndrueshme.

Duke shprehur mbështetje për qasjen e Trumpit për t’i dhënë fund luftërave, Erdoğan tha se Türkiye vlerëson përpjekjet e bëra në një proces negociatash me Iranin dhe drejt zgjidhjes së luftës Rusi-Ukrainë.

Më tej, Erdoğan tha se Ankaraja po punon për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë dhe për të siguruar stabilitetin e saj, si dhe theksoi rëndësinë e përpjekjeve të SHBA-së për të lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë për të kontribuar në këtë proces.

Presidenti turk theksoi se një Siri e qëndrueshme do të mbështeste paqen rajonale dhe globale.

 

Kategoritë
BotaLajme