E mposhti Guardiooan, por Mourinho jep lajmin e keq menjëherë pas ndeshjes

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka zbuluar se qendërmbrojtësi Toby Alderëeireld ka pësuar një lëndim të rëndë në fitoren e skuadrës së tij kundër Manchester Cityt me rezultat 2-0.

Alderëeireld u detyrua të largohej nga fsha para përfundimit të ndeshjes dhe u zëvendësua nga Joe Rodon, andaj ky lajm nuk e ka lëne Mourinhon t’i gëzohet edhe aq shumë këtij triumfi të madh.

“Është keq. Është problem muskular.”, tha Mourinho pas ndeshjes kur u pyet për reprezentuesin nga Belgjika.

“Ne tani i kemi tre qendërmbrojtës në Premier League, por jo edhe në Europa League. Atje nuk e kemi Joe Rodonin.”, shtoi portugezi.

Më tutje, Mourinho deklaroi se ai nuk e fajëson aspak Belgjikën për lëndimin e Alderëeireld.

“Nuk duhet të fajësohet askush. Ai luajti në ndeshjet e Belgjikës sepse ata kishin nevojë të fitonin.”.

Kategoritë
Sport