Diego Costa pritet të largohet nga Atletico

Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle Diego Costa (32) duket se do të largohet nga radhët e Atletico Madrid.

Costa humbi seancën e parë stërvitore të Atletico të hënën pas pushimit të Krishtlindjes dhe kërkoi ndërprerjen e kontratës së tij, e cila zgjat deri në verë, raportojnë mediat spanjolle.

El Mundo deklaron se klubi nuk do të shkaktojë probleme për sulmuesin 32-vjeçar, por ka një klauzolë në kontratë që e ndalon të nënshkruajë një kontratë me disa nga konkurrentët më të mëdhenj të Atleticos, si Sevilla, Barcelona ose Real Madrid.

Costa thuhet se do të gjobitet me 25 milionë euro nëse bashkohet me një nga tri klubet rivale.

Ai u kthye në Atletico në janar 2018 nga Chelsea, dhe qëndrimi i tij i dytë në radhët e “Los Colchoneros” u ndërpre nga dëmtimet e shumta. Ai shënoi 19 gola në 81 paraqitje.

Në mandatin e tij të parë në Atletico, nga 2010-2014, me një sezon në Rayo Vallecano, ai shënoi 64 gola në 135 paraqitje, duke fituar titullin spanjoll në vitin 2014. Ai më pas u transferua në Chelsea për 35 milionë euro.

Sipas shtypit italian, Costa duhet të zëvendësohet nga sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik.

Reprezentuesi polak nuk është më në planet e trajnerit Gennar Gattuso, dhe kontrata e tij zgjat deri në qershor 2021.

Kategoritë
Sport