Çerekfinalja e Kupës së Italisë – Fiorentina pret Interin

Kupa e Italisë rikthehet sot me tri ndeshje në kuadër të çerekfinaleve, ku ndeshja më interesante do të jetë mes Fiorentinës dhe Interit.

Fiorentina pret në shtëpi Interin e Antonio Contes, Empoli zhvillon ndeshje kundër Napolit dhe Genoa është mysafir i Juventusit, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat pritet të zhvillojnë lojë të bukur, ku synojnë kualifikimin drejt gjysmëfinales.

Conte pritet të jetë pa Danilo D’Ambrosion dhe Matteo Darmian. Por përkundër këtyre mungesave në mbrojtje, në ato pozita pritet të startojnë Kolarov së bashku me Ranocchian.

Të dy skuadrat pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të fortë që kanë në dispozicion, ku formacionet e mundshme pritet të jenë:

Fiorentina (3-5-2): Terracciano; Milenkovic, Quarta, Caceres; Igor, Amrabat, Pulgar, Castrovilli, Biraghi; Kouame, Vlahovic

Inter Milan (3-5-2): Radu; Skriniar, Ranocchia, Kolarov; Young, Gagliardini, Sensi, Eriksen, Perisic; Martinez, Sanchez

Programi i ndeshjeve në kuadër të Kupës së Italisë:

15:00 Fiorentina – Inter (Stadiumi Artemio Franchi)

17:45 Napoli – Empoli (Stadiumi Diego Armando Maradona)

20:45 Juventus – Genoa (Stadiumi Allianz)

Kategoritë
Sport