Bullgari, prej disa muajsh vazhdojnë protestat antiqeveritare

Demonstruesit në selinë e Këshillit të Ministrave hodhën topa tenisi, ndërsa përpara vendosën këpucë të vjetra

Në Bullgari vazhdojnë protestat antiqeveritare që kanë filluar para 120 ditëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit në selinë e Këshillit të Ministrave hodhën topa tenisi, ndërsa përpara vendosën këpucë të vjetra.

Avokati Nikolay Ekimjiev, një nga koordinatorët e demonstratës të organizuar përmes rrjeteve sociale, tha se qeveria e kryeministrit Boyko Borisov është arsyeja pse 2,5 milionë persona kanë braktisur vendin dhe shkojnë jashtë vendit.

Ekimjiev tha se këpucët e përdorura të lëna para godinës së qeverisë, simbolizojnë bullgarët të cilët kanë braktisur vendin.

Duke hedhur topa tenisi në ndërtesën e Këshillit të Ministrave, protestuesit pohuan se Borisov kaloi kohën duke luajtur tenis dhe futboll në vend që të merrej me problemet e vendit.

Protestuesit që brohorisnin “mafie” dhe “burgim të përjetshëm” bllokuan për pak kohë trafikun.

Demonstrantët në rrugë janë tashmë 120 ditë me kërkesë që Qeveria e Bullgarisë në krye me kryeministrin Boyko Borisov të japë dorëheqje, si edhe prokurori kryesor Ivan Geshev.

Kategoritë
LajmeRajoni