Bosnjë e Hercegovina kufizon lëvizjen gjatë natës për të frenuar pandeminë COVID-19

Trupi i ngarkuar për të luftuar koronavirusin në BeH tha se lëvizja e qytetarëve do të kufizohet nga ora 11 në mbrëmje deri në orën 6 të mëngjesit, duke përjashtuar nga ndalimi personat të cilët e kanë patjetër të punojnë në këto orë

Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) nga nesër gjatë natës do të kufizohet lëvizja e lirë e qytetarëve në kuadër të masave të reja për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Trupi i ngarkuar për të luftuar koronavirusin në BeH tha se lëvizja e qytetarëve do të kufizohet nga ora 11 në mbrëmje deri në orën 6 të mëngjesit, duke përjashtuar nga ndalimi personat të cilët e kanë patjetër të punojnë në këto orë.

Përveç kësaj, grupimi i personave në hapësira të brendshme apo të jashtme do të kufizohet në 30.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së BeH-së, që nga shpërthimi i pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 41.068 raste të koronavirusit, përfshirë 1.012 vdekje.

Kategoritë
LajmeRajoni