Bosnjë dhe Hercegovinë, zgjedhjet për kryetar të Travnik i fitoi kandidati që ndërroi jetë nga COVID-19

Sipas rezultateve jozyrtare, kandidati për kryetar komune i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Travnik, Mirsad Peco, ka fituar zgjedhjet.

Në zgjedhjet lokale që u zhvilluan dje në Bosnjë dhe Hercegovinë, për kryetar i komunës së qytetit Travnik, në pjesën qendrore të vendit, fitoi kandidati Mirsad Peco, i cili ndërroi jetë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në ditën e zgjedhjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve jozyrtare, kandidati për kryetar komune i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Travnik, Peco ka fituar zgjedhjet.

Bakir Izetbegoviç, kryetari i partisë, në një konferencë për media tha se zgjedhjet në Travnik me siguri do të përsëriten pasi kandidati i SDA, Peco, humbi jetën në mëngjes, ditën e zgjedhjes.

Peco i cili kishte kontraktuar me COVID-19 dhe gjendja e tij ishte i rëndë disa ditë, dje në mëngjes kishte humbur jetën. Edhe pse shumë herët ishte njoftuar vdekja e tij, tërhoqi vëmendjen se si votuesit ia besuan atij votën.

Ndërkohë, nuk dihet se çfarë hapi do të hedh Këshilli Qendror i Zgjedhjeve (CIK) përballë kësaj situate të pazakontë.

Nga ana tjetër në mbarë vendin, përveç Mostar-it, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka mbetur në rreth 50 për qind.

Kategoritë
LajmeRajoni