Ndihmës-trajneri Edin Terziç u emërua si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit 2020-2021.
Klubi gjerman Borussia Dortmund shkarkoi sot menaxherin Lucien Favre pas formës së dobët të klubit në Bundesligë.
Pasi pësoi disfatë në tre ndeshje radhazi në shtëpi, duke përfshirë humbjen e djeshme tronditëse me rezultat 5-1 kundër klubit Stuttgart, Borussia Dortmund fitoi vetëm katër pikë në pesë ndeshjet e fundit. Aktualisht ata renditen në vendin e pestë, pesë pikë pas vendit të parë.
“Borussia Dortmund është ndarë me trajnerin Lucien Favre. Klubi dëshiron të falënderojë Lucien-in për përkushtimin e tij dhe t’i urojë sukses në të ardhmen”, thonë nga klubi në një postim në Twitter.
Ndërkohë, ndihmës-trajneri Edin Terziç u emërua si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit 2020-2021.
Klubi përfundoi i dyti në dy sezonet e fundit të kampionatit pasi 63-vjeçari Favre mori drejtimin në vitin 2018.














