Borrell: E ardhmja e BeH-së është evropiane

“Shfrytëzoj këtë mundësi për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për përpjekjet e BeH-së në rrugën e saj evropiane. E ardhmja e këtij vendi është evropiane”, tha shefi i diplomacisë evropiane, Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i cili po qëndron për vizitë në Bosnjë e Hercegovinë sot në Sarajevë deklaroi se e shfrytëzon këtë mundësi për të rikonfirmuar mbështetjen që tregojnë për përpjekjet e BeH-së në rrugën e saj evropiane sepse e ardhmja e këtij vendi është evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur. Ne biseduam shumë hapur për situatën aktuale dhe disa perspektiva të ardhshme të BeH-së në rrugën e saj evropiane. Kjo është pa dyshim një ditë historike, një ditë e rëndësishme për BeH-në por edhe për Evropën. Lufta, rrethimi i Sarajevës, të gjitha këto janë gjëra që i mbaj mend shumë mirë”, tha Borrell pas takimit me anëtarët e Presidencës së BeH-së.

Sot, siç tha ai, shënohet 25-vjetori i Marrëveshjeve së Paqes të Dejtonit.

“Përvjetori është një mundësi e mirë për të parë gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, për të nderuar dhe për të kujtuar viktimat dhe të gjithë ata që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë drejt pajtimit”, tha Borell.

Ai përshëndeti gjithashtu deklaratën e përbashkët të anëtarëve të Presidencës së BeH-së me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

“Kjo deklaratë e përbashkët njohu mundësinë e forcimit të besimit, respektit dhe vlerësimit të ndërsjellë të të gjithëve në BeH si dhe nevojën për të nderuar të gjitha viktimat civile të luftës. Unë do të isha i kënaqur të kisha mundësinë të merrja pjesë në një përkujtim të përbashkët të të gjitha viktimave. Do të ishte një shenjë e rëndësishme dhe një mundësi për të kujtuar rëndësinë e hapave të mëtejshëm. Unë e theksoj këtë sepse pajtimi është një pjesë integrale e 14 prioriteteve kryesore të Opinionit të Komisionit Evropian. Ne duhet të respektojmë të kaluarën, por gjithashtu duhet të shikojmë drejt së ardhmes”, tha Borrell.

Siç tha ai, kur flitet për të ardhmen, ata biseduan për disa hapa përpara, sfida në rrugën evropiane të BeH-së.

“Shfrytëzoj këtë mundësi për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për përpjekjet e BeH-së në rrugën e saj evropiane. E ardhmja e këtij vendi është evropiane. Unë këtu nuk kam kurrfarë leksione ose predikime për askënd, por besoj se mund të ndaj përvojat”, tha Borrell.

Ai kujtoi se BE-ja tashmë është partneri kryesor ekonomik dhe çdo partner tjetër për këtë vend.

“Tani u takon autoriteteve vendore, janë ata që duhet të intensifikojnë përpjekjet për të bërë hapa dhe rezultate në reforma që do ta sjellin këtë vend dhe qytetarët e tij një hap më pranë BE-së. Statusi i kandidatit mund të konsiderohet seriozisht vetëm kur të bëjmë përparim në të gjitha 14 prioritetet kyçe. Unë gjithashtu do të përmend se më shumë se 80 për qind e popullsisë në Bosnjë e Hercegovinë mbështet integrimin evropian”, shtoi Borrell.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet