Berlini zyrtar konfirmon vizitën e kancelarit Scholz në Serbi, zbulohet edhe agjenda

03 November 2022, Brandenburg, Schönefeld: German Chancellor Olaf Scholz (SPD) arrives at the military section of BER Berlin-Brandenburg Airport for the flight on the Air Force Airbus A340 for his inaugural visit to China. Scholz is the first Western head of government to visit the country since President Jinping was re-elected as Communist Party chairman. Photo: Kay Nietfeld/dpa (Photo by Kay Nietfeld/picture alliance via Getty Images)

Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane, Steffen Hebstreit, ka konfirmuar se kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, më 19 korrik në Beograd, transmeton Express.

Siç raporton Danas, fokusi do të jetë në çështjet e politikave ndërshtetërore, si dhe ato ndërkombëtare dhe evropiane.

ë dy liderët pritet të marrin pjesë më pas edhe në “Samitin e lëndëve të para të rëndësishme”, sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane.

Si pjesë e samitit, Danas raporton se do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi midis Serbisë dhe Komisionit të BE-së për partneritetin strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike.

Më pas, rreth orës 10:50 është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp për kancelarin Scholz dhe presidentin serb Vuçiq./Express/

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi