BeH, Milorad Dodik pozitiv me koronavirus

Kryesuesi i Presidencës në BeH është diagnostikuar me pneumoni në të dyja mushkëritë.

Në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Sërpska në Banjallukë sot u mblodh këshilli i mjekëve ku shqyrtoi gjendjen shëndetësore të Kryesuesit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik.

“U konstatua se ka frymëmarrje të vështirësuar dhe dhimbje në zonën e stomakut. U diagnostifikua me pneumoni në të dyja mushkëritë, kurse testi i tretë për koronavirus rezultoi pozitiv”, tha Qendra Klinike.

Qendra Klinike theksoi se gjendja shëndetësore e Dodik-ut është e qëndrueshme, dhe se ai po ndihet mirë dhe është duke marrë terapinë e duhur.

“Këshilli i mjekëve vazhdon të monitorojë gjendjen e tij shëndetësore”, thuhet më tej.

Dodik u shtrua në spital të dielen në mbrëmje.

Kategoritë
LajmeRajoni