Basketbollistët e Shqipërisë kërkojnë fitore ndaj Bjellorusisë

Kombëtarja e Shqipërisë kërkon fitore sonte (17.30) në duel me bjellorusët.

Kjo ndeshje luhet në Matosinjos të Portugalisë në kuadër të grupit A të parakualifikuesve për Kupën e Botës 2023.

Shqipëria ka një fitore dhe një humbje, duke u renditur në pozitën e tretë me 3 pikë.

Bjellorusia kryeson me 4 pikë, pasojnë Portugalia me 3, Shqipëria 3 dhe Qipros 2 pikë.

Kategoritë
LajmeSport