Atletico triumfon edhe ndaj Sociedadit, mbetet liderë e tabelës

Atletico Madridi ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në ballafaqim me Real Sociedadin, skuadër kjo e cila po befason në këtë edicion me rezultate pozitive dhe momentalisht po renditet në vendin e tretë në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones fitoi me rezultat 0-2. Hermoso në minutën e 49’ dhe Marcos Llorente në minutën e 74’ ia siguruan fitoren mysafirëve duke e betonuar vendin e parë në tabelë me 32 pikë, tre më shumë se Real Madridi në vendin e dytë.

Kategoritë
Sport