Arrestohet i dyshuari që rrahu brutalisht bashkëshorten e tij në Prizren

Policia ka arrestuar të dyshuarin që rrahu bashkëshorten e tij në Prizren. Videoja e rrahjes brutale është publikuar sot në rrjetet sociale.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi, i cili tha se edhe I dyshuari dhe viktima janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar.

“Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të ciljn shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj nje femre. Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima. Polcia ka lokalizuar të dy dhe janë shoqëruar për në stacionin policor. Janë intervsituar të dy nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë janë çift dhe bashkëjetojn.. Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij”.

“Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njftuar për të drejtat e saj”.

Kategoritë
LajmeVendi