Ambasadori gjerman: Nëse Kosova dëshiron të shpejtojë rrugën drejt BE-së, ligjet e reja duhet të jenë në përputhje me standarde evropiane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pasi sot në Kuvendin e Kosovës janë miratuar projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur të Mediave.

Rohde ka shkruar në “X” se nëse Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, ligjet duhet të përputhen me standardet evropiane, shkruan lajmi.net.

“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet evropiane. BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar Rohde.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi