“Mendoj se ata kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, ka thënë Hill
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë kusht që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.
“Mendoj se ata kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, ka thënë Hill për revistën e përjavshme serbe NIN.
Hill ka shtuar se përfaqësuesit e BE-së duan paqe dhe siguri në rajon.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk njihet nga pesë anëtarë të BE-së: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe administrata greke qipriote.
Vendet e BE-së në fjalë, përveç Spanjës, njohin dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës.
Serbia, kandidate për anëtarësim në BE, shpesh kritikohet për zhvillimin e lidhjeve me Kinën dhe Rusinë, si dhe mosmarrëveshjet e saj me Kosovën.
Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.