“Amazon trajton punonjësit në mënyrë çnjerëzore”, detyrohen të urinojnë në shishe plastike

Amazon po akuzohet se trajton punonjësit në mënyrë çnjerëzore duke i detyruar ata të urinojnë në shishe plastike.

Biznesmeni Mark Pocan ishte i pari që denoncoi në Twitter këtë fakt duke shkruar: “Të paguani punëtorët 15 dollarë në orë nuk ju bën një vend pune progresiv, kur ju bllokoni sindikatat dhe i bëni punëtorët që të urinojnë në shishe uji”.

Amazon mohoi akuzat dhe shkroi se nëse kjo do të ishte e vërtetë, askush nuk do të punonte me ta.

Megjithatë pesë shoferë që punojnë aktualisht ose kanë punuar më herët për kompaninë thanë se urinimi në shishe ishte pjesë e punës.

Ata nuk të detyrojnë vërtet që të urinosh në shishe. Thjesht nuk ke kohë të shkosh në tualet”, tha një prej tyre për Insider.

Ai dhe disa shoferë të tjerë që folën me Insider, treguan në kushte anonimiteti për situatën.

Pavarësisht se kompania ka vendosur në kohën e pushimit një drekë 30-minutëshe dhe dy pushime 15-minutëshe, disa shoferë thonë se nuk munden t’i marrin ato.

“Ata regjistrojnë gjurmët e lëvizjeve sa herë ti ndalon, sa shpejt i jep makinës. Është një kompani shumë agresive që ka gjeneruar kaq shumë të ardhura, fitime gjatë viteve të fundit, dekada, por e gjitha ka qenë në kurriz të keqtrajtimit të punëtorëve”, deklaroi Enrique Sanchez, i cili punoi si shofer për tetë muaj në vitin 2020.

Një tjetër shofere tregoi se ajo e mbante urinën deri në atë pikë sa kishte infeksione të fshikëzës.

“Është çnjerëzore, më e pakta që mund të them”, tha ajo.

Kategoritë
BotaLajme