Albin Kurtin e votojnë edhe në zgjedhjet e Bosnje Hercegovinës!

Në Bosnje dhe Hercegovinë, ani pse pandemi, janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Qytetarët duke respektuar masat, sot iu kanë drejtuar kutive të votimit për të votuar kandidatin që ata mendojnë se e meritojnë të udhëheqin me komunat e tyre.

Por, diçka e pazakontë ka ndodhur në një nga fletëvotimet.

Një qytetar, duket se s’ka pasur ndonjë opsion për t’ia dhënë votën e tij, ndërsa dëshira e tij ka qenë që në mesin e kandidatëve të ishte lideri i VV-së, Albin Kurti.

Ky qytetar, ka shkruar edhe një fjali në fletën e votimit.

“Politikani i vetëm në rajon që nuk është i korruptuar”.

Kategoritë
LajmeRajoni