Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Mastersit të xhudos

Akil Gjakova ka kaluar me sukses dy pengesat e para, për të kaluar në çerekfinale të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudisti kosovar mposhti në raundin e parë Somon Makhmadbekhov të Taxhikistanit dhe rusin Dennis Iartcev në raundin e dytë, medalist i bronztë botëror nga viti i kaluar.

Akili në çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë përballet Zhansay Smagulov të Azerbajxhanit.

Kategoritë
Sport