15 vite jashtë ringut, ky është reagimi qesharak nga Mike Tyson pas meçit

Pesëmbëdhjetë vjet pas pensionit, ish-kampioni i peshave të rënda, Mike Tyson u ndesh me legjendën tjetër të boksit Jones Jr, në një meç që përfundoi me barazim.

Këshilli Botëror i Boksit (WBC) mbështeti, përkujtoi dhe shënoi ngjarjen drejtpërdrejtë katër orëshe në Staples Center në Los Anxhelos.GazetaBlic.

Mike Tyson pavarëssisht që kishte 15 vite pa u ndeshur, dukej në formë shumë të mirë fizike. Poashtu, edhe kundërshtari i tij që kishte rreth tri vite pa boksuar.

Raundet ishin 60 sekonda më të shkurtër se zakonisht – dy minuta, në vend të tre – dhe lufta u sanksionua nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Kaliforni.

Çifti përdori doreza 12-ons pa ndonjë mbrojtje.

WBC përdori një sistem të pikëzimit në distancë për të gjykuar performancën e Tyson dhe Jones Jr. Tre gjyqtarë shënuan çdo raund, me kriteret që fokusoheshin në stilin, teknikën, goditjet me efekt , mbrojtjen efektive dhe agresivitetin efektiv.

Mike Tyson foli shkurtimisht rreth meçit, madje u bë viral me reagimin e tij duke thënë se ai nuk boksoi për 15 vite, kurse kundërshtari i tij që tri.

“Unë jam i kënaqur me barazimin, tifozët ishin të lumtur me këtë meç”, tha Tyson.

Kjo është më mirë sesa të luftosh për kampionate”.

“Tani jemi humanitarë. Ne mund të bëjmë diçka të mirë për botën. Ne duhet ta bëjmë këtë përsëri”, tha ai.

“”Pse askujt nuk i intereson …. ime? Unë nuk kam luftuar për 15 vjet. Ai pushoi së luftuari tre vjet më parë” tha Tyson në një moment qesharak.

 

Kategoritë
Sport