​Xhaka nuk dëshiron të largohet nga Arsenali

Granit Xhaka është shprehur se është i kënaqur te skuadra e Arsenalit, dhe se do të refuzojë çdo ofertë të mundshme nga Interi, raporton “Calciomercato”.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës është duke u lidhur me një lëvizje të mundshme në Serie A tek Interi, dhe thuhet se është pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me mesfushorin e “Nerazzurëve” Christian Eriksen.

Xhaka këtë edicion është paraqitur në shtatë ndeshje për Arsenalin, dhe ende nuk ka arritur të hapë llogarinë e golave ose asistimeve për londinezët.

Kategoritë
LajmeSport