​Vrasja e 25-vjeçarit, protestë edhe në Durrës

Përfaqësues të forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës, i janë bashkuar organizimit për protestë në nder të të riut Klodian Rashës, që u ekzekutua nga një efektiv i policisë.

Të rinjtë kanë marshuar në mënyrë paqësore fillimisht përpara Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe më pas përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.

Me pankarta në duar ku kërkohej dorëheqja e ministrit Sander Lleshaj dhe drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, protestuesit kanë ndezur qirinj para hyrjes së dy institucioneve, ndërsa janë shpërndarë paqësisht pak minuta më pas, pa krijuar incidente./A2

Kategoritë
LajmeRajoni