​Varianti i ri i virusit korona, Maqedonia ndalon fluturimet nga Britania

Deri në fund të vitit ndalohen të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe drejt Maqedonisë së Veriut për shkak të rrezikut nga varianti i ri i virusit korona.

Qeveria gjithashtu obligoi autoritetet e rendit dhe të shëndetësisë që të gjithë udhëtarët, të cilët hyjnë në vend nga çfarëdolloj i transportit prej Ishullit Britanik, të hyjnë në izolim 14 ditor në kushte shtëpiake.

Ndonëse në monitorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ende nuk ka njoftime se janë anuluar fluturimet nga Londra drejt Shkupit, nga Kompania TAV kumtuan se do të respektojnë vendimin për të mbrojtur shëndetin publik.

Kategoritë
LajmeRajoni