​Superliga e Shqipërisë, rezultatet e xhiros së shtatë

Është zhvilluar sot edhe xhiro e shtatë në kuadër të Superligës së Shqipërisë në futboll ku nuk kanë munguar disa rezultate mjaftë interesante.

Apolonia e Fierit e ka mposhtur Skënderbeun me rezultat minimal 1-0, ndeshje kjo shumë e rëndësishme në pjesën e fundit të tabelës.

Partizani dhe Teuta nga ana tjetër kanë ndarë pikë pasi nuk pati asnjë gol të shënuar brenda 90 minutave loje dhe rezultati final ishte 0-0, përcjell KosovaPress.

Vallaznia ndërkohë iu është rikthyer fitoreve duke e mposhtur Kastriotin me rezultat 0-3.

Këto ishin të gjitha rezultatet e kësaj xhiroje:

Apolonia Fier – Skënderbeu 1-0

Bylis – Kukësi 0-3

Kastrioti – Vllaznia 0-3

Laci – Tirana 0-1

Partizani – Teuta 0-0

Kategoritë
LajmeSport