​Superliga e Kosovës vijon sot edhe me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në futboll ka arritur në xhiron e 13-të ku sot janë të planifikuara të zhvillohen edhe dy ndeshje mjaftë interesante.

Me fillim nga ora 13:00 ballafaqohen Prishtina dhe Trepça 89’. Vendasit momentalisht pozicionohen në vendin e pestë me 15 pikë të mbledhura, kurse Trepça 89’ pozicionohet në vendin e tetë me 14 pikë.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Ballkanit dhe Llapit e cila zhvillohet nga ora 13:30 në Suharekë. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi kërkon fitore për të qëndruar në kreun e tabelës, kurse Llapi vazhdon të bëjë përpjekje për t’i ikur zonës së rrezikshme të renditjes tabelare.

Kategoritë
Sport