​Rama i uron Ditën e Flamurit ish-presidentit Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar sot ditën e flamurit kombëtar dhe ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Për këto dy festa ai ka uruar edhe ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët tha se sot nuk gjenden në shtëpi.

Rama: Dëshiroj t’iu uroj festën e pavarësisë dhe ditën e flamurit presidentit Hashim Thaçi

“Dëshiroj t’iu uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës. Dëshiroj t’iu uroj festën e pavarësisë dhe ditën e flamurit presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, tha ai.

Kategoritë
LajmeRajoni