​Partizani – KF Tirana, derbi i javës së 15 në Superligën e Shqipërisë

Kategoria Superiore e njohur ndryshe edhe si Superliga e Shqipërisë, do të vazhdojë sot me ndeshjen përmbyllëse të javës së 15.

Në programin e ditës së sotme parashihet të zhvillohet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ku të dy skuadrat i ndajnë vetëm tre pikë, përcjell KosovaPress.

“Derbi I” ose “Derbi i madh” quhen ndeshjet mes KF Tiranës dhe FK Partizanit, rivalëve më të mëdhenj të kryeqytetit shqiptar në Shqipëri. Përplasjet mes këtyre dy klubeve kanë vazhduar për shumë vjet dhe thuajse gjithmonë kanë mbushur faqet e para të gazetave lokale prej ngjarjeve që prodhojnë.

Partizani janë superiorë në ndeshjet direkte, ku kanë 66 fitore kundrejt 42 që ka Tirana.

Pas 14 xhirosh, Partizani ka arritur të regjistroj gjashtë fitore, pesë barazime dhe tre humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë me 23 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Tiranës ka tre pikë më pak se Partizani, ku gjenden në pozitën e pestë në tabelë, me katër fitore, tetë barazime dhe dy humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 20 pikë.

18:00 KF Partizani (3) – KF Tirana (5) (Stadiumi Kompleksi Partizani)

Kategoritë
Sport