​Ky do të jetë kapiteni i Kombëtares së Kosovës në basketboll

Drilon Hajziri do të jetë kapiten i Kosovës në ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës.

Hajrizi është zgjedhur kapiten i Kosovës dhe basketbollisti nga Mitrovica si gjithmonë ka premtuar se do të japë 100 % nga vetja në këto sfida.

Ai është kapiten i Pejës, derisa ka luajtur edhe për Trepçën, Bashkimin e Sigal Prishtinën, katërshen e madhe të basketbollit të Kosovës dhe ka përvojë edhe nga basketbolli në Japoni.

Në këto dy ndeshje do të mungojë Dardan Berisha, për shkak të infektimit me COVID-19.

Ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës do të zhvillohen më 26, përkatësisht 28 nëntor në Bratislavë, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Kosova është lider i grupit me dy fitore, duke mposhtur Islandën dhe Luksemburgun.

Kategoritë
Sport