​Koronavirusi në Shqipëri, 15 viktima në 24 orët e fundit

15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 2745 testime të kryera janë konfirmuar si raste pozitive 787, ndërsa 517 persona raportohet të jenë shëruar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 43 raste në Berat, 41 raste në Durrës, 40 raste në Shkodër, 38 raste në Vlorë dhe Sarandë, 27 raste në Lushnje, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Fier, 23 raste në Korçë, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, etj.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 15 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Tepelena, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Korça, të moshave 57-77 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 51.424 raste, prej tyre 26.898 janë shëruar, 23.471 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1055 persona.

Kategoritë
LajmeRajoni