Tabela e Superligës së Kosovës në futboll tashmë ka një lider të ri. Në vendin e parë tashmë gjendet FC Drita pasi e ka mposhtur rivalin direkt, Ballkanin me rezultat 2-1, përcjell KosovaPress.
Në një sfidë shumë emocionuese, vendasit u treguan më konkret dhe në fund iu gëzuan tre pikëve shumë të rëndësishme për rrjedhën e kampionatit.
Kastriot Rexha kaloi vendasit ne epërsi në minutën e 31’ para se Mirlind Daku ta barazonte rezultatin në 1-1 në minutën e 44’.
Fitoren Dritës ia siguroi Kastriot Rexha me golin e dytë personal në minutën e 45.
Pas kësaj fitoreje të skuadrës nga Gjilani, ndryshon edhe kreu i tabelës së Superligës së Kosovës.
Tani Drita kryeson me 36 pikë duke e lënë prapa Ballkanin me 35 pikë.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Llapi e ka mposhtur Besën me rezultat 2-0 me golat e Veliut dhe Hotit.















