​Arsenal dhe Everton në garë për shërbimet e N’Zonzit

Reprezentuesi francez dëshiron të shkëput kontratën e tij me Romën.

Steven N’Zonzi mund të bëjë një rikthim të mundshëm në Premier Ligë, me Arsenal dhe Everton të interesuara për të, raporton “Foot Mercato”.

Spekulohet se 32 vjeçari do të fillojë bisedimet me krerët e Romës këtë muaj, për të shkëputur kontratën e tij aktuale, përcjell KosovaPress.

Momentalisht ai është i huazuar tek skuadra e Rennes, ku edhe i është ofruar një kontratë afatgjate nga francezët, por si duket do të kenë kundërshtarë skuadrat si Everton dhe Arsenal për të siguruar shërbimet e tij.

Kategoritë
LajmeSport