Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2714 testime nga të cilat 873 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 persona, ndërsa 537 qytetarë janë shëruar.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 364, Fier 100, Durrës 67, Elbasan 57, Shkodër 45, Kavajë 32, Lezhë 25, Librazhd 22, etj.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 46.061 raste prej tyre 23.609 janë shëruar, 21.487 janë ende raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 965 persona./A2

















