Veteranë të UÇK-së zhvilluan këtë aksion me rastin e gjashtë vjetorit të arrestimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së që u dënuan në shkallën e parë në Gjykatën Speciale në shtator të këtij viti.
Organizata e Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka zhvilluar një aksion simbolik pranë zyrave të Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, raporton Anadolu.
Veteranë të UÇK-së zhvilluan këtë aksion me rastin e gjashtë vjetorit të arrestimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së që u dënuan në shkallën e parë në Gjykatën Speciale në shtator të këtij viti.
Ata vendosën një baner në hyrjen e ndërtesës së Zyrës së BE-së me mesazhin “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën!” dhe “Evropë, u bënë 6 vjet që po e tradhton besimin e Kosovës në drejtësinë tënde!”.
Xhavit Jashari nga OVL e UÇK-së, tha se ky aksion simbolik para zyrave të BE-së bëhet për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, e cila nuk do të duhej të ekzistonte pasi raporti i ish-senatorit zviceran Dick Marty në cilësinë e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe pretendimet e tij për krime lufte, rezultuan të pafaktuara nga institucionet evropiane.
“Meqë nuk është faktuar asgjë nga ajo që është sajuar nga raporti i Dick Martyt, kjo gjykatë është dashur të jetë inekzistente. Dhe ne sot përtej mbështetjeve dhe solidaritetit me familjet e krerëve që gjenden atje dhe vet krerët siç kemi vepruar për gjashtë vite mendojmë se edhe institucionet tona është dashur të reagojnë dhe t’i kërkojnë bashkësisë evropiane të reagojnë”, theksoi Jashari.
Katër ish-krerët e UÇK-së nga shkalla e parë ë gjykatës janë dënuar me 81 vjet burgim në total.