Doli nga shtëpia më 1 nëntor, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit deçanas

Doli nga shtëpia më 1 nëntor, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit deçanas

Policia Rajonale e Ferizajt, përmes hetuesve rajonalë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kërkon bashkëpunimin e mediave dhe qytetarëve për gjetjen e të miturit Ismail Qekiqaj, 13 vjeç, nga Deçani.

Policia thotë se sipas informatave të pranuara, i mituri është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt, më 01 .11.2026.

Sipas njoftimit, deri më tani nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

“Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia publikon fotografinë dhe të dhënave të tij në media, me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë të fëmijës”.

“Ftohen të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në numrin aplikacionin digjital Lajmëro Policinë. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij”, njoftoi Policia e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi