Mbi 560 mijë euro tender për ndërtimin e poligoneve të reja të qitjes në kazermat e FSK-së në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe renovimin e tij në Prishtinë

Mbi 560 mijë euro tender për ndërtimin e poligoneve të reja të qitjes në kazermat e FSK-së në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe renovimin e tij në Prishtinë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur fituesin e kontratës për ndërtimin e poligoneve të reja të qitjes në kazermat e FSK-së në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe renovimin e poligonit në kazermën në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Departamentit të Prokurimit dhe Kontratave, në garë kanë qenë tre operatorë ekonomikë, me këto oferta financiare:

  • Grupi i operatorëve ekonomikë EUROKOS HOLDING SH.P.K. dhe VIA – 567,125.79 euro.

  • N.P.T. Bamirs – 497,498.19 euro.

  • Olti Trasing SH.P.K. – 694,747.65 euro.

Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që kontrata t’i jepet grupit të operatorëve ekonomikë EUROKOS HOLDING SH.P.K. dhe VIA, me vlerë prej 567,125.79 euro.

Projekti parasheh ndërtimin e poligoneve të reja në kazermat e FSK-së në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe renovimin e poligonit në kazermën e Prishtinës. /Lajmi.net/

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi