Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, derisa po kthehej nga Gjermania për në Kosovë, pritet të lirohet nga burgu.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur gëzimin për lirimin e tij.
“Ditë feste për familjen tonë, lirohet nga burgu i Serbisë vëllai ynë Behar Preniqi. E presim me padurim ardhjen e tij”, thuhet në postimin e familjarëve.
Preniqi ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, gjatë udhëtimit të tij nga Gjermania drejt Kosovës./IndeksOnline/
