Ai shprehu pritje se qeveria e re dhe presidenti i ri serb do të kontribuojnë në uljen e tensioneve politike dhe krijimin e një klime më të favorshme për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka deklaruar se Mali i Zi dëshiron të ndërtojë marrëdhënie miqësore me Serbinë, sipas modelit të marrëdhënieve mes Çekisë dhe Sllovakisë.
Presidenti Milatoviq e tha këtë gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve në një ligjëratë në Universitetin e Karlit në Pragë. Duke folur për ndryshimet politike në Serbi, Milatoviq shprehu optimizëm lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve mes dy shteteve, duke rikujtuar lidhjet historike, shoqërore dhe familjare mes qytetarëve të tyre.
Duke iu referuar zhvillimeve aktuale politike në Serbi, presidenti i Malit të Zi theksoi se Lista Studentore ka marrë një legjitimitet të fuqishëm nga qytetarët e Serbisë për të udhëhequr vendin. Ai shprehu pritje se qeveria e re dhe presidenti i ri serb do të kontribuojnë në uljen e tensioneve politike dhe krijimin e një klime më të favorshme për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Presidenti Milatoviq përsëriti mbështetjen e tij për perspektivën evropiane të Serbisë dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e përparimit të tyre në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).