– “Kombi iranian i shkaktoi Trumpit humbje strategjike në fushëbetejë dhe në Ngushticën e Hormuzit, si dhe një humbje politike në Washington”, tha Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei.
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, pretendoi se Teherani i ka shkaktuar presidentit amerikan Donald Trump humbje ushtarake dhe politike, transmeton Anadolu.
“Kombi iranian i shkaktoi Trumpit humbje strategjike në fushëbetejë dhe në Ngushticën e Hormuzit, si dhe një humbje politike në Washington”, shkroi Rezaei në platformën sociale amerikane X.
Ai gjithashtu tha se amerikanët po e bartin barrën financiare të luftës.
“Kushdo që përballet me Iranin do ta paguajë çmimin, nga fushëbeteja deri në pragun e derës së vet”, paralajmëroi ai.
Deklaratat vijnë pasi nënpresidenti amerikan JD Vance ia atribuoi luftës me Iranin humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit të së martës.
“Arsyeja pse humbëm është lufta”, shkroi Vance të mërkurën në X, duke thënë se zemërimi i votuesve për konfliktin i ka shtyrë ish-mbështetësit e Trumpit të votonin për Demokratët.
Demokratët siguruan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit në zgjedhje.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt, përpara se në prill të arrihej një armëpushim. Luftimet rifilluan në korrik, në kushtet kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit kishin ngecur.