– “Evropa dhe SHBA-ja jemi shumë më të fuqishëm së bashku”, tha shefja e politikës së jashtme, Kaja Kallas.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të mërkurën se shpreson që Kongresi i ri amerikan të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, transmeton Anadolu.
“Po, natyrisht, votuesit amerikanë e kanë bërë të qartë zgjedhjen e tyre”, tha Kallas në një konferencë për media në Bruksel, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me rezultatet e zgjedhjeve. “Shpresoj që Kongresi dhe Senati i ri të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën dhe gjithashtu të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë”.
Kallas theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, duke thënë: “Evropa dhe SHBA-ja jemi shumë më të fuqishëm së bashku”.
Ajo tha se presioni do t’i dërgonte Rusisë një mesazh të qartë për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Partia e tij Republikane pësuan një humbje të madhe në zgjedhjet e së martës, ndërsa sipas projeksioneve të mediave kryesore, Demokratët do të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit.