Lamtumirë Larry King: Vdes në moshën 87 vjeçare legjenda e televizionit

Larry Kind, prezantuesi më i famshëm i të gjitha kohërave ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga një deklaratë zyrtare e postuar në llogarinë e Twitter të Larry e cila thoshte se ka ndërruar jetë në qendrën mjekësore Cedars-Sinai në Los Angelos.

“Me një trishtim të thellë , Ora Media njofton vdekjen e bashkëthemeluesit, mikpritësit dhe mikut tonë Larry King i cili vdiq këtë mëngjes në moshën 87 vjeçare n Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angelos,” thoshte deklarata.

“Për 63 vjet nëpër platformat e radios, televizionit dhe medias dixhitale, mijëra intervista, çmime dhe vlerësime të Larry qëndrojnë si dëshmi  e talentit të tij si transmetues.”

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por CNN raportoi në fillim të këtij muaji se King po luftonte me koronavirusin, duke cituar një burim të afërt të familjes së tij .

Larry King i mbijetoi një sulmi në zemër në vitin 1987. Në 2017 ai zbuloi se vuante nga kanceri i mushkërive, dy vjet më vonë pësoi një goditje në tru.

Me një karrierë që zgjati gjashtë dekada, King intervistoi një numër të madh të personaliteteve më të famshëm, udhëheqës politikë duke intervistuar çdo president të SHBA.

Në deklaratën e postuar në Twitter Ora Media i shprehte ngushëllimet familjes dhe sqaroi detajet mbi funeralin e tij .

Kategoritë
BotaLajme