Presidenti amerikan, Donald Trump thotw se përmes bashkëpunimit, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë “hapa të mëdhenj përpara lidhur me çështjet me të cilat përballen të dyja vendet tona”.
Ai shtoi se ato po punojnë për një “marrëdhënie tregtare më të balancuar”, që përfshin “qasje të re në treg për fermerët dhe blegtorët amerikanë”, shkruan BBC.
Trump shton se të dyja palët do të diskutojnë gjithashtu çështje urgjente që lidhen me “sigurinë, teknologjinë dhe super-inteligjencën”.
Vendimet që merren sot në këto fusha mund të “nxisin paqen dhe prosperitetin për dekada të tëra në të ardhmen”, thotë ai.
Në një pjesë tjetër, ai shprehet: “Të dyja vendet tona bëjnë, në fakt, të njëjtën gjë – dhe ne jemi shumë krenarë për këtë, si dhe për vetë marrëdhënien”.

