Ambasadori amerikan në OKB kritikon bojkotin e fjalimit të Netanyahut: “Nuk u larguat kështu kur foli Irani”

Ambasadori amerikan në OKB kritikon bojkotin e fjalimit të Netanyahut: “Nuk u larguat kështu kur foli Irani”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, ka kritikuar diplomatët që u larguan në shenjë proteste nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Dhjetëra përfaqësues diplomatikë dolën nga salla ndërsa Netanyahu po i afrohej foltores. Waltz reagoi me një postim në platformën X.

“Është e tmerrshme të shohësh të gjithë këta ambasadorë në OKB duke u larguar kur flet Izraeli”, shkroi ai.

Më pas, Waltz e krahasoi këtë reagim me qëndrimin e delegatëve ndaj përfaqësuesve të Iranit: “As përafërsisht kaq shumë nuk u larguan dje kur foli Irani, edhe pasi ai vrau me mitralozë 40 mijë qytetarë të vet”, pretendoi ambasadori amerikan.

Waltz ka mbajtur edhe më parë qëndrime në mbështetje të Izraelit. Ai është shprehur kundër disa mekanizmave të mbikëqyrjes ndërkombëtare ndaj Izraelit, duke i cilësuar ato si trysni politike ndaj një aleati.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova