Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Ozkan Ulutas, ka zhvilluar takim me drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazment Hoxha.
Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i përmes një postimi në platformën X.
Ndërsa, nuk janë dhënë detaje tjera nga takimi.
KFOR-i ka rritur prezencën e saj ushtarake në veri të Kosovës pas sulmit terrorist nga grupi paraushtarak serbë më 24 shtator në Banjskë të Zubin Potokut, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku












