Irak, të paktën 12 të vdekur dhe 20 të plagosur në shpërthimin në Bagdad

Një zyrtar i policisë për AA njoftoi se dy bombardues vetëvrasës shpërthyen eksplozivët e tyre në një zonë të frekuentuar tregtare pranë sheshit al-Tayaran të Bagdadit.

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur në dy shpërthime vetëvrasëse në Bagdadin qendror, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i policisë për AA njoftoi se dy bombardues vetëvrasës shpërthyen eksplozivët e tyre në një zonë të frekuentuar tregtare pranë sheshit al-Tayaran të Bagdadit.

Komanda e Operacioneve të Bagdadit më herët konfirmoi sulmin, por nuk dha shifra për viktimat.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e dy eksplozivëve vetëvrasës.

Kategoritë
BotaLajme