Trendi i investimeve kapitale mbetet i ulët në vendin tonë, e sipas ekspertëve të ekonomisë kjo po ndikon edhe në performancën negative për bizneset, si dhe për rritjen ekonomike. Megjithatë për këtë ulje nuk pajtohen nga Qeveria dhe deputetët e LVV-së. Deri në shtator të vitit 2023, shkalla e investimeve kapitale ka arritur 35 për qind.
Megjithatë gatë vitit 2023 niveli qendror ka realizuar investime kapitale 17 për qind, ndërsa ai lokal 22 për qind, gjithnjë duke ju referuar të dhënave të Institutit GAP për gjashtëmujorin e parë. Kështu, trendi i investimeve kapitale në pesë vitet e fundit ka shënuar rënie.
“Problemi është që ne ka një kohë që e kemi përmend edhe kritiken tonë sa i përket planifikimit buxhetor për 2023, investime kapitale kanë qenë minimum rreth 25 për qind të planifikuara, ndërsa transfere, subvencione dhe vija buxhetore të tilla të cilat do duhej të ishin menjëherë pas lufte në Kosovë, jo tash në fazën zhvillimore. Ato kanë zënë pjesë diku tek 36 për qind. Kjo tregon për fokusin e qeverisë sa i përket ekonomisë në vend, d.m.th fokusi ka qenë kryesisht ndihma emergjente, siç kanë qenë ato subvencione 100 euro, me të cilat pothuajse të gjithë shkuan në pushime gjatë verës.
Se buxheti nuk po shpenzohet në dinamiken që është paraparë me Ligjin e buxhetit e thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
“Faktorët që kanë ndikuar në shpenzimet kapitale kanë qenë të lidhura me efikasitetin, sidomos të OSHP-së. Dihet një kohë e madhe që OSHP-ja ka qenë e bllokuar dhe më pas është çështja e planifikimit të projekteve. Duhet të ketë një planifikim më të mirë të projekteve dhe një parashikim më të mirë të implementimit të shpenzimeve kapitale. Ne duhet të ndalemi në dy faza, ajo e planifikimit, sepse gjithmonë po planifikohet në buxhet, po aprovohet në Ligjin për buxhetin shuma më e lartë sesa e vitit paraprak, mirëpo problemin e kemi tek shpenzimet, që nuk shpenzohen në dinamiken që është paraparë me ligjin e buxhetit.
Ndërsa, këtë e kundërshtojnë mazhoranca. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja thotë se trendi i investimeve kapitale është në rritje.
Opozita duhet ta ketë parasysh që investimet kapitale bëhen nga niveli qendror, janë ministritë e linjës, por edhe komunat, aty ku po ngecin investimet kapitale, se po të implementonte Komuna e Prishtinës afërsisht rreth 100 milionë euro që janë të grumbulluara kryesisht në projekte kapitale, Kosova do të kishte një performancë më të mirë tek investimet kapitale, ngjashëm edhe tek ministritë tjera. Shumë nga ministritë në nivelin qendror kanë performancë shumë më të mirë sesa komunat, duke filluar nga komunat të cilat udhëhiqen PDK, LDK”, thotë Muja për KP.
“Nuk ka rënie, përkundrazi ka rritje, ka zhvillim shumë të madh, para 5 viteve shumica e këtyre projekteve që po i përfundojmë ne tani, kanë filluar para pesë viteve, por kanë filluar shumë keq. Kanë filluar pa shpronësime, pa projekte. Po ashtu kanë filluar me gabime shumë të mëdha të cilat është dashur ne që t’i zgjidhim një nga një dhe tani po i përfundojmë ato me shumë vështirësi, mirëpo po i përfundojmë. Kemi filluar edhe me shumë projekte tjera, rrugën Prizren-Tetovë, pjesën në territorin e Kosovës, ne e kemi bërë hapjen e ofertave dhe tani jemi në procedurë të vlerësimit dhe me 12 janar do të nënshkruhet marrëveshja financiare për tunelin, në Shkup”, thotë Durmishi.
Po ashtu më 2019 investimet në nivelin qendror ishin 16 për qind, kurse në atë lokal 25 për qind. Derisa në vitin 2018 shpenzimi i buxhetit ishte 26 për qind në nivelin qendror, ndërsa në nivelin lokal 28 për qind. Ndërsa, nga Ministria e Financave nuk janë përgjigjur për KosovaPress sa i përket shpenzimeve totale për investime kapitale më 2023.

