Dosja paragjyqësore në prill, avokatët e Haradinajt dhe Gucatit shfaqin dyshime në afatet e Prokurorisë

Po vazhdon seanca në Speciale ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.

Prokurorja Speciale, Valeria Bolici, tha se ZPS-ja pret që të marrë përgjigje ndaj kërkesave të palave të treta, shkruan lajmi.net.

Ajo shtoi se Prokuroria e  Specializuara do të dorëzojë dosjen paragjyqësore deri në prill.

“ZPS-ja pret  që të përfundojë të gjithë nxerrjen e materialeve në kohën e paraqitjes së dosjes paragjyqësore. Ne presim që të marrim përgjigje ndaj kërkesave të palëve të treta. Edhe nëse nuk e marrim kjo nuk ndikon që të dorëzojmë dosjen dhe për të qenë gati për gjyq. Dua të theksoj, se puna hetimore është e tillë që ne vazhdojmë punën tonë në bashkëpunim me provat e nxjerrura. Provat do ia bëjmë të njohura mbrojtjes në bazë të dispozitave përkatëse. Ne nuk besojmë se këto do të ndikojnë në ecurinë e shpejtë të çështjes”, tha Bolici.

Ndërkaq, për këto afate u shpreh skeptik avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees.

“Ajo që mund të shtoj është skepticizmi jonë se nxjerrja e materialeve përfundon në 19, 20, 21. Presim zgjidhjen e shqetësimeve që nxirren e që mund të çojë në probleme në nxjerrjen e materialeve tjera. Ne dëgjuam atë që tha ZPS-ja që do ta dorëzojë dosjen paragjyqësore në prill, mirëpo ne jemi skeptik për këtë”, tha Rees.

Skepticizëm për këto afate shfaqi edhe avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, i cili shtoi se pajtohet me deklaratën e mbrojtësit të Gucatit. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi