Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi ka folur për pranimin e targave “RKS” nga Serbia, gjë që çoi në një vendim të ri të autoriteteve kosovare për t’i lejuar edhe ato serbe të qarkullojnë pa stickersa në vend.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se krejt këtë vendim, presidenti serb e ka marrë për arsye puro financiare, për t’i sjellë përfitime shtetit të tij.
“Serbia ka pranuar tabelat RKS për të përfiuar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave. Këtë vendim e ka bërë vetëm disa ditë para përfundimit të vitit. Pritjet e gjata disa orëshe në kufinjët me Serbinë janë kolonat e makinave që paguajnë taksë rrugore, furnizohen me derivate, blejnë nëpër markete, paguajnë haraç, dhe kërkojnë e paguajnë për shërbimet tjera derisa kalojnë nëpër Serbi. Përfituesi nga lëvizja me makina dhe autobus drejt shteteve evropiane nga liberalizimi i vizave është Serbia”, tha ai.
Postimi i plotë i Abazit:
Serbia ka pranuar tabelat RKS për të përfiuar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave. Këtë vendim e ka bërë vetëm disa ditë para përfundimit të vitit. Pritjet e gjata disa orëshe në kufinjët me Serbinë janë kolonat e makinave që paguajnë taksë rrugore, furnizohen me derivate, blejnë nëpër markete, paguajnë haraç, dhe kërkojnë e paguajnë për shërbimet tjera derisa kalojnë nëpër Serbi. Përfituesi nga lëvizja me makina dhe autobus drejt shteteve evropiane nga liberalizimi i vizave është Serbia.
Deklaratat se Serbia e ka bër pranimin e tabelave për të mos zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është manipulim i Kryeminsitrit. Vuçiç ka arritur ta mbajë Kosovës në kurth dhe njësoj por edhe me sanksione ndaj Kosovës ka arritur që t’ja vendos lakun në fyt me mbishkrimin e zajdnicës dhe tani po i mbledhë paratë e Kosovarëve në ikje për Perendim! Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështërsimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçles!. /Lajmi.net/













