Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: Prej vitesh nuk më lejohet

Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: Prej vitesh nuk më lejohet

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë, si dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë.

Vuçiq ka pretenduar se prej vitesh nuk i lejohet të hyjë në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë vlen edhe për anëtarët e familjes së tij, madje edhe për vizita private.

Ai pretendon se një gjë të tillë nuk e lejon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, e as dikush nga familja ime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, ka deklaruar Vuçiq, përcjell “nacionalni magazin”.

Ai ka rikujtuar se përfaqësuesit e Listës Studentore fillimisht kishin deklaruar se në Kosovë nuk kishin shkuar si përfaqësues politikë, ndërsa në komunikatën e mëvonshme ishte bërë e ditur se peshkopi Teodosije i kishte pritur në cilësinë e përfaqësuesve të kësaj liste.

“E dinin mirë dhe pikërisht për këtë e morën lejen, pikërisht sepse e dinin”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka shtuar se qytetarët duhet të mendojnë se përse atyre u është mundësuar vizita në Kosovë dhe përse Nenad Rashiq i lavdëron aq shumë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi