Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vazhduar të publikoj dëshmi tjera për përfshirjen e shtetit serb në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla./IndeksOnline/

















